VUSHTRRIA 1-1 ARBËRIA

Labinot Osmani shpëton Vushtrrinë
16 October, 2021 @15:39
Skuadra e Vushtrrisë sot ka shpëtuar nga humbja falë kapitenin veteran të ekipit Labinot Osmani, që ka shënuar gol për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1-1 [Labinot Osmani 90+ - Emini 33].
Arbëria që drejtohet nga Megzon Visoka nisi më mirë lojën dhe shënoi në pjesë të parë për të shkuar në pushim me epërsi. Ishte Emini që shënoi për mysafirët.
Mirëpo, më të vendosur deri në fund për një gol u treguan vendasit, që shënuan me Osmanin për barazim.
Përndryshe, Vushtrria mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur në Ligën e Parë Grupi B me drejtimin e suksesshëm të ekipit që po bën Samuel Nikaj aktualisht.
Në anën tjetër, Arbëria është në mes të klasifikimit të kësaj lige.