TREPÇA '89 - BESA

‘89shi deklason Besën, merr kreun e renditjes
16 October, 2021 @15:15
Fitore e thellë për Trepçën ‘89 ndaj Besës sot.
Mitrovicasit i mposhtën pejanët me rezultat të thellë 5-0, për të treguar që janë një prej skuadrave më serioze në luftën për rikthim në Superligë sezonin tjetër.
Golashënuesit e Trepçës ‘89 do të bëhen të ditur pas pak.
TABELA AKTUALE
Kjo fitore bën që ‘89shi falë golaverazhit të jetë në krye të Grupit A të Ligës së Parë, kurse Besa momentalisht është e fundit në atë grup.
Xhiron tjetër, Besa e pret skuadrën prizrenase A&N, kurse Trepça ‘89 i shkon Drenasit.