PHILIPP LAHM
Lahm tregon vitin e pensionimit
16 January, 2015 @17:11
Philipp Lahm e ka të qartë vitin se kur do të përfundojë karriera e tij si futbollist aktiv.
Mbrojtësi i djathtë, i cili shpeshherë është treguar i suksesshëm edhe në të majtë dhe në mesfushë, ka treguar për gazetën françeze se kur e ka ndërmend t’i vëj këpucët në gozhdë.
“Mendoj ta lë në moshën 34 vjeçare. Besoj se kjo do të ishte koha ideale. Dua ta lë në pikën më lartë të mundshme,” tha Lahm.
Më tej, gjermani bëri të ditur edhe dëshirën e tij kryesore para pensionimit.
“Ta fitosh kupën e Ligës së Kampionëve është ndjenjë shumë e veçantë, kështu që para se ta përfundojë karrierën, kam shumë dëshirë që ta fitojë edhe njëherë këtë kupë.”
Lahm, i cili është i lindur në vitin 1983, ka filluar të luajë për Bayernin që nga mosha 6 vjeçare, derisa vetëm gjatë periudhës 2003-2005 nuk ka luajtur për bavarezët, pasi që ka qenë i huazuar në Stuttgart.