ARLIND AJETI
Lajm i keq nga Arlind Ajeti
22 August, 2016 @20:08
Futbollisti kuqezi që luan për skuadrën e Torinos, Arlind Ajeti, ka pësuar sërish lëndim.
Ajeti është lënduar në minutat e fundit të seancës së sotme stërvitore, ndërsa sipas faqes zyrtare të Torinos, në ditët në vijim do të definohet se për sa kohë do të zgjat mungesa e futbollistit.
Qendërmbrojtësi ka pasur probleme me muskulin e kofshës së djathtë, derisa nuk ishte përfshirë në formacionin e Torinos as në ndeshjen e fundit kundër Milanit.
Lëndimi i Ajetit e ka alarmuar edhe kombëtaren shqiptare, e cila mund të mbetet pa futbollistin në fjalë për ndeshjen e 5 shtatorit ndaj Maqedonisë.