E FUNDIT
Valon e Veton Berisha, shqyrtojnë detajet për Kosovën
22 August, 2016 @19:34
Dyshja kosovare që luan aktualisht për përfaqësuesen norvegjeze, Valon e Veton Berisha, janë pranë Kosovës.
Njoftimin e ka dhënë zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, i cili ka shkruar se dy vëllezërit Berisha janë duke i shqyrtuar detajet e fundit para se të marrin vendime definitive dhe janë afër që t’i thonë ‘PO’ Kosovës.
Nesër, është dita kur ata do të vendosin përfundimisht, ka shkruar ai në Facebook.
Valon Berisha është 23 vjeç i lindur në Malmo të Suedisë dhe aktualisht luan për Salzburgun e Austrisë. Ai është i ftuar i rregullt i përfaqësueses së Norvegjisë deri tash.
Veton Berisha është 22 vjeç, i lindur në Egersund të Norvegjisë dhe aktualisht luan për Greuther Furthin e Gjermanisë. Vetoni i ka kaluar të gjitha përfaqësueset e Norvegjisë zinxhir, U-17, U-19 dhe U-21, së fundi ka marrë ftesë edhe për kualifikime para europianit në Francë.