ERGYS KAÇE
Kaçe rinovon dhe largohet
22 August, 2016 @17:58
Mesfushori i kuqezi i PAOK-ut, Ergys Kaçe, ka gjetur mënyrën për t’u larguar nga kjo skuadër.
Ai ka nënshkruar kontratë të re me ekipin grek, për t’u huazuar më pas në një tjetër skuadër.
Sipas mediave greke, Kaçe është dakorduar të nënshkruajë kontratë tre vjeçare dhe më pas menjëherë të huazohet te skuadra çeke, Viktoria Plzen.
Mesfushori 23 vjeçar nuk po ndjehet i kënaqur te PAOK-u, ndërsa as trajneri i skuadrës, serbi Vladimir Ivic, nuk e ka përshirë atë në planet e tij për stinorin e ri.
Skuadra greke ka vendosur të rinovojë me Kaçen, në mënyrë që të përfitojë më pas nga shitja e tij, pasi që në kontratën e huazimit të tij te Viktoria Plzen, është përfshirë edhe e drejta e blerjes nga skuadra çeke në fund të stinorit.