MEDIA
Diarra pranë Galatasarayit
22 August, 2016 @10:10
Kapiteni i Olympique Marseille, Lassana Diarra, është pranë nënshkrimit me ekipin turk, Galatasaray.
Sipas krerëve të klubit turk, Galatasaray ka arritur marrëveshje me lojtarin, që është dakorduar për rrogë dhe kontratë, ndërsa problemi i vetëm mbetet kontrata, për të cilën Lokomotivës së Moskës i janë ofruar 10 milionë euro, e këta të fundit ende nuk kanë dhënë sinjal që e kanë pranuar ofertën.
Diarra, 31 vjeç, ka bërë karrierë në ekipe të mëdha europiane si Chelsea, Arsenal, Real Madrid, derisa shkoi drejt Rusisë te Anzhi, prej ku kaloi në Lokomotivë të Moskës e së fundi u huazua në Marseille.