BENTEGODI
Chievo befason Interin
21 August, 2016 @22:45
Në ndeshjen e parë të sezonit të ri dhe në debutimin e holandezit Frank De Boer si kryetrajner, Interi është mposhtur me rezultat 2-0 nga Chievo në ‘Bentegodi’.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa fitoren vendasve iu dhuroi Valter Birsa me dy golat e shënuara në pjesën e dytë, kurse Interi nuk e gjeti për asnjë moment golin, përkundër posedimit mbi 65% të topit.
Javën e ardhshme, Interi e pret Palermon në ‘Meazza’, kurse Chievo do të jetë mysafir i Fioretinës në Firencë.