NË MITROVICË
Rastet Trepçës, fitorja Dritës
21 August, 2016 @18:00
Drita e Gjilanit është kthyer me 3 pikë në shtëpi sot, falë një zëvendësimi që kreu trajneri Sadat Pajaziti në fillim të pjesës së dytë.
Ai kishte futur në lojë Leutrim Kryeziun, që shënoi golin vendimtar në ndeshje, për të sjellë fitoren e madhe te bardhekaltërit, 6 minuta para fundit të takimit.
Në anën tjetër, Trepça e drejtuar nga Ajet Shosholli e Fidaim Haxhiu, ka pasur rastet, gol të shënuar nga Enis Zabërxha që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje e raste tjera, që u pritën nga kapiteni i ekipit gjilanas, Artan Latifi - por pa sukses.
Në fund, Drita fitoi dhe në xhiron e radhës përsëri do të udhëtojë në Mitrovicë, për tu ndeshur me Trepçën’89.
Ndërkaq, Trepça do të kërkojë pikët e para të stinorit ndaj Llapit si mysafir xhiron tjetër.