NË GJILAN
Trepça’89 fiton me dy lojtarë më pak
21 August, 2016 @17:52
Skuadra e mitrovicase, Trepça’89, ka shënuar fitore tepër të madhe sot. Futbollistët e trajnerit Bekim Shotani, kanë shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes gjilanase për të shënuar fitore të madhe.
Së pari OttoJohn shfrytëzoi gabimin e portierit të Gjilanit, Faton Maloku, që doli gabimisht, për të shënuar për 0-1.
Pastaj Gjilani i Arbnor Morinës rreshtoi sulmet kryesisht me sulmuesin Isa Eminhaziri, por deri në fund të 45 minutave të para nuk ndërroi asgjë.
Në fillim të pjesës së dytë Trepça’89 mbeti me një lojtar më pak, pasi që Fiton Hajdari u skuq nga referi. Më pas Gjilani shtoi sulmet dhe nxorri penallti, kur Ilir Izmaku luajti me dorë.
Eminhaziri e konvertoi në gol penalltinë për 1-1. Dhe kur pritej që Gjilani të hidhej në sulm të plotë mbi mitrovicasit me dy lojtarë më pak për të shënuar fitore, ata pësuan.
Një kundërsulm i shpejt gjeti Shpëtim Idrizin duke asistuar te Florent Hasani para portës së gjilanasve, ku ky shënoi për fitore, 1-2.
Trepça’89 duroi deri në fund gjithçka për të marrë 3 pikë të mëdha në fillim të stinorit, ndërsa në xhiron që vjen pret Dritën.
Gjilani, përsëri vendas, pret Ferronikelin në xhiron që vjen.