OBJEKTIVI KUQEZI
Tramezzani: Kërkojmë kualifikimin në Rusi
22 August, 2016 @11:00
Ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, në një intervistë për të përditshmen tiranase, Panorama Sport, ka thënë ndër të tjera se Shqipëria do të kërkojë maksimumin nga ndeshjet kualifikuese.
“Objektivi i kualifikimeve është të kërkojmë maksimumin, do të thotë kualifikimin. Kërkojmë sërish diçka historike. Nuk do të jetë lehtë, megjithatë jam i bindur se ekipi që kemi do t’i kënaq përsëri tifozët e saj,” ka thënë për gazetën në fjalë, dora e djathtë e përzgjedhësit Gianni De Biasi, Tramezzanni, përcjell Borozani.com.
GRUPET KUALIFIKUESE DHE NDESHJET E SHQIPËRISË
Shqipëria është në në një grup me kampionët e shumëfishtë botëror e europian, Spanjën e Italinë. Ndërsa kualifikimeve ia nis më 5 shtator ndaj IRJ-Maqedonisë.