SULMUESI PEJAN
Beqiraj, ftohet nga Mali i Zi
22 August, 2016 @9:16
Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj, ka marrë ftesën e radhës nga reprezentacioni i Malit të Zi për kualifikime për “Rusia 2018”.
Beqiraj 28 vjeç, që luan për Dinamo Moskën në ligën e dytë ruse, ka marrë ftesë nga trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, duke u gjendur në listën prej 30 futbollistëve të ftuar, përcjell Borozani.com listën e Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Beqiraj është njëri ndër futbollistët e rrallë të pasluftës që ka gjetur angazhim jashtë Kosovës. Ai u bë pjesë e Malit të Zi gati një dekadë më parë dhe deri më tani, përkundër ndërrimit të trajnerëve, ai është parë gjithnjë si zgjedhje e parë e trajnerëve pas dikur Mirko Vucinic e tash Stevan Joveticit.
Fatosi ka 45 paraqitje dhe 5 gola të shënuara për malazezët.
Mali i Zi do të nis kualifikimet për “Rusia 2018” ndaj rivalit të Shqipërisë në “Franca 2016” Rumanisë si mysafir.