PËRFAQËSUESJA
Rrahmani ‘po’ Kosovës
22 August, 2016 @17:59
Amir Rrahmani është emri më i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Vlen të përmendet që Amir Rrahmani në miqësoren e 25 majit 2014, në ndeshjen Kosova - Senegal, ka luajtur për Kosovën me ftesë të veçantë nga FFK-ja në drejtim të FSHF-së.
Lajmi u konfirmua nga zyrtari i FFK-së në Facebook, ndërsa ky do të jetë lojtari i katërt që kalon nga Kombëtarja Shqiptare në Përfaqësuesen e Kosovës, pas Alban Mehës, Milot Rashicës dhe Herolind Shalës.
Përveç të lartpërmendurve, edhe Sinan Bytyqi i Manchester Cityt e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e përfaqësueses së drejtuar nga Albert Bunjaku, e cila rrugën drejt Botërorit ‘Rusi 2018’ e fillon më 5 shtator, në ndeshjen ndaj Finlandës në qytetin Turku.