PARTIZANI
Renato Arapi drejt Turqisë
22 August, 2016 @18:20
Vetëm 2 muaj zgjati aventura e Renato Arapit te skuadra e Partizanit.
Erdhi në muajin qershor, ndërsa sot është konfirmuar që mbrojtësi 29-vjeçar do të largohet nga skuadra tiranase, me lojtarin në fjalë që sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e skuadrës Boluspor në Ligën e Parë të Turqisë.
Lajmi u konfirmua sot nga faqja zyrtare e Partizanit në Facebook.