PARANDESHJA
Çaste nga përshëndetja e Ervin Skelës nga kombëtarja/ BOROZANI/D.S.
Lamtumira e Duros
11 October, 2013 @9:37
Mesfushori shqiptar, Klodian Duro, sot do të jep edhe lamtumirën zyrtare nga kombëtarja shqiptare në futboll.
Duro i cili në karrierën e tij ka shënuar në total pesë gola me kuqezinjtë së fundi ka luajtur për Tiranën në Kategorinë Superiore, derisa ka bërë karrierë edhe jashtë vendit.
Klodian Duro ka veshur 78 herë fanellën e përfaqësueses shqiptare gjatë karrierës së tij dhe sot ai për herë të fundit do të prekë topin në Qemal Stafa si futbollist i kombëtares.