DE BIASI

Për Januzajn, pas Qipros
11 October, 2013 @9:10
Përzgjedhësi italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, u ka thënë mediave shqiptare se çështja Adnan Januzaj do të përcaktohet pas fundit të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
“Më konkretisht, pas të mërkurës, saktësisht pas ndeshjes me Qipron do të flasim për Januzajn,” u ka thënë De Biasi mediave shqiptare në pasditen e djeshme.
Adnan Januzaj 18 vjeçar është me rrënjë kosovare i lindur në Belgjikë. Ai në ndeshjen e parë si startues i Manchester Unitedit ka shënuar dy gola për ekipin e tij, duke bërë që gati e tërë bota e futbollit të flet për atë. Ai ende nuk ka vendosur nëse do të përfaqësojë vendin ku u lind e u rrit, Belgjikën, apo prej nga ka prejardhjen e gjakun, Shqipërinë.
Gjithashtu sa i përket shqiptarëve që përfaqësojnë Zvicrën, De Biasi u shpreh se kjo është zgjedhje natyrale e djemve të rritur në Zvicër.