LAZIO-TORINO
Lazio mposht Torinon, kalon Interin
13 March, 2017 @23:02
Lazio po vazhdon të ngritet në stinorin që po kalon më mirë sesa që u mendua në fillim. Biancocelestët mposhtën Torinon në “Olimpico” me dy gola të shënuar kah fundi i ndeshjes, pasi që deri atëherë rezultati ishte 1-1, me golat e shënuar nga Ciro Immobile për Lazion dhe Maxi Lopez për Torinon.
Sidoqoftë, një gol i bukur i Balde Keitas 2-1 dhe krejt në fund nga Felipe Anderson 3-1 i siguruan Lazios së Simone Inzaghit tre pikë shumë të rëndësishme për luftën drejt një vendi që çon në gara europiane.
Thomas Strakosha ka qenë për 90 minuta në portën e lacialëve sonte, derisa Arlind Ajeti ka ngrohur bankën e Torinos gjatë gjithë ndeshjes.
Keita! With a stunner in the 87th to beat Joe Hart & give #Lazio the 2-1 lead. #SerieA pic.twitter.com/lSuQzcZ9rq
— Stereo Serie A Radio (@StereoSerieA) March 13, 2017