Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KREU I FFF-së

Le Graet dorëhiqet!

Le Graet dorëhiqet!


28 February, 2023 @15:38

Kreu i Federatës së Futbollit të Francës (FFF) Noel le Graet është dorëhequr nga posti i tij, pas raportimeve të mediave dhe akuzave të ndryshme që kishte, mes tyre edhe për ngacmim seksual.

Le Graet 81-vjeçar duroi derisa Qeveria e Francës bëri një auditim në Federatë.

“Duke marrë në konsideratë sjelljet e tija ndaj grave, komentet e tij publike, z. Le Graet nuk ka të drejtë legjitime që të drejtojë e të përfaqësojë futbollin francez,” ka konkluduar ky raport.

Ai qëndroi 11 vjet në postin e kryetarit, ndërsa mandati i tij i fundit zgjat deri në vitin 2024. Le Graet ka mohuar të gjitha akuzat më parë. Reagimet më të mëdha dolën pasi që ai kishte komentuar në një radio se nuk do t’ia hapte telefonin Zinedine Zidane-it për mundësinë që ky i fundit të bëhej përzgjedhës i Francës në futboll.

Le Graet ia dha edhe një mandat Didier Deschampsit që të drejtojë Francën drejt EURO 2024, duke ia vazhduar kontratën.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian