VUSHTRRIA 1-0 FLAMURTARI

Fotot: KFFlamurtari/fb
Leart Emini vendos derbin e xhiros së parë
20 August, 2022 @19:00
Dueli derbi i xhiros së parë të Ligës së Parë Grupi B zhvilluar në Ferki Aliu të Vushtrrisë i takoi vendasve. Borozani.com
Fitore me rezultat minimal për ekipin e Alban Dragushës, erdhi pasi që Leart Emini shënoi në portën e Flamurtarit 17 minuta para fundit të ndeshjes për përfundimtaren: Vushtrria 1-0 Flamurtari [Leart Emini 73’].
Emini i shënoi ish-ekipit të tij, që tash drejtohet nga Megzon Visoka dhe ka bërë disa transfere të lojtarëve me përvojë, duke ngritur ambiciet këtë sezon në krahasim me të kaluarin!