Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT BUNDESLIGËS!

Leart Paqarada - nënshkruan me 1. FC Köln

Leart Paqarada duke pozuar në stadiumin e Kölnit/ Foto: fc.de

Leart Paqarada - nënshkruan me 1. FC Köln


24 January, 2023 @0:28

Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Leart Paqarada, që ka kaluar një stinor të mirë te FC St. Pauli në Bundesliga 2, është zyrtarizuar të hënën si lojtar i ri i ekipit të Kölnit që luan në Bundesligë.

Mirëpo, Paqarada do të bëhet lojtar i Kölnit prej verës së këtij viti, ndërsa sezonin do ta përfundojë te St. Pauli, derisa për transferin e tij nuk është paguar dëmshpërblim, pasi që krahu i majtë 28-vjeçar bëhet lojtar i lirë në verë.

St. Pauli këtë stinor nuk i ka punët mirë në Bundesliga 2, ndërsa po lufton për mbijetesë. Kölni në anën tjetër ende është në luftë për të siguruar stinorin në Bundesligë.

Paqarada përndryshe nuk është ftuar te Kosova që prej marsit të vitit 2021!


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga