Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E ORËS 18:45

Leicester, Marseille, PSV e Bodo - vazhdojnë rrugën drejt Tiranës

Leicester, Marseille, PSV e Bodo - vazhdojnë rrugën drejt Tiranës


17 March, 2022 @21:39

Leicester City është mposhtur nga Rennes sonte, 2-1, mirëpo avantazhi i tyre nga ndeshja e parë 2-0, i ka çuar përpara në çerekfinale të UEFA Conference League, finalja e së cilës do të luhet në Tiranë.

Rennes nisi shumë mirë ndeshjen, kur shënoi herët (Bourigeaud 8’) për 1-0. Mirëpo, barazimi në pjesë të dytë i mysafirëve me Fofana (51’) qetësoi pak lojën dhe deri në fund, francezët arritën vetëm fitoren 2-1 përmes golit të Tait (75’).

Marseille në anën tjetër është dashur të përmbys epërsinë e Baselit, për të fituar edhe ndeshjen e dytë 1-2 [Ndoye 62 - Under 74, Rongier 90] dhe me rezultat të përgjithshëm 2-4, ka vazhduar rrugëtimin për në Tiranë, duke siguruar çerekfinalen.

-

Pos Leicester dhe Marseille, PSV me fitore bindëse 0-4 ndaj Copenhagen ka shkuar tutje, ndërsa Bodo norvegjeze ka befasuar në vazhdime AZ-në holandeze për të shkruar emrin në cerekfinale.

-

Rezultatet e ndeshjeve të orës 18:45:

Basel 1-2 Marseille; kualifikohet Marseille;
Rennes 2-1 Leicester; kualifikohet Leicester;
Copenhagen 0-4 PSV; kualifikohet PSV;
AZ 2-2 Bodo; kualifikohet Bodo.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League