Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEIPZIG

Leipzig zyrtarizon trajnerin italian të Spartakut!

Leipzig zyrtarizon trajnerin italian të Spartakut!


9 December, 2021 @14:33

Trajneri i deritashëm i Spartakut të Moskës, është emëruar trajner i Leipzigut.

Skuadra e Bundesligës nuk është rehatuar me Jesse Marschin pas largimit të Julian Nagelsmannit, ndërsa i përkohshmi Achim Beierlorzer së fundi mposhti Man Cityn për të siguruar garat evropiane në pranverë, përmes Europa League.

Domenico Tedesco

Domenico Tedesco, është trajneri i ri që do të merr drejtimin e skuadrës gjermane, ndërsa ai është tejet i njohur në Bundesligë, pasi që më parë ka drejtuar skuadrat si Aue, Schalke, ndërsa ka punuar edhe me të rinjtë e Stuttgartit në fillim të karrierës së tij.

“Trajneri Domenico Tedesco, 36-vjeçar, merr drejtimin nga Jesse Marsch si kryetrajner i skuadrës së Leipzigut me kontratë deri më qershor të vitit 2023” - ka shkruar njoftimi i shkurtë i Leipzigut sot.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League