DRENASI 1-0 VËLLAZNIMI

Pamje nga stinori i kaluar/ TOPSPORTI/ D. S.
Leku nga gjuajta e lirë, i jep fitoren Drenasit
20 October, 2022 @19:37
Përballja ndërmjet Drenasit dhe Vëllaznimit ka përfunduar me rezultat minimal 1-0, ndërsa golin e vetëm dhe të fitores në ndeshje e ka shënuar Drilon Leku, duke qenë i saktë nga gjuajta e lirë vonë në ndeshje për përfundimtaren Drenasi 1-0 Vëllaznimi [Drilon Leku 83].
Derisa Drenasi me këtë fitore u ngrit në pozitën e katërt të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A dhe arriti fitoren e pestë kampionale, Vëllaznimi në anën tjetër në krizë të plotë, tashmë ka përjetuar humbjen e nëntë në dhjetë ndeshjet e stinorit.
Në xhiron që vjen, Vëllaznimi është mysafir i Phoenixit, ndërsa Drenasi udhëton në Prizren për tu ndeshur me Lirinë.