ATLETICO MADRID

Foto:Google
Lemar në dyshime për në Camp Nou
5 May, 2021 @15:40
Tri ditë nga ndeshja në Camp Nou, Simeone shton një lojtar të ri në listën e të lënduarve: Thomas Lemar.
Francezi është bashkuar me Giménez dhe Lodi në listën e futbollistëve që vuajnë nga problemet fizike dhe ka ushtruar jashtë grupit, me uruguajanin dhe brazilianin.
Lemar, tashmë ka munguar në ndeshjet kundër Betis, Eibar dhe Huesca, për shkak të lëndimit.
Atlético Madrid shpreson që francezi të bashkohet në stërvitjen me ekipin, por ata do të vazhdojnë të kenë kujdes më të madh, për të rikuperuar versionin e tij më të mirë.
Ndeshja në mes Barcelona dhe Atlético Madrid zhvillohet të shtunën në orën 21:00.