QENDËRMBROJTËSI
Lëndohet Jashanica, mungon deri në 1 muaj
12 October, 2016 @10:40
Qendërmbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica, është lënduar në gju dhe pas skenimeve mjekësore është raportuar që mund të mungojë deri në një muaj për ekipin tij.
Jashanica 26 vjeç, është lojtar standard i ekipit kampion të Shqipërisë dhe shihet si mundësi për të qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës.
Mirëpo me këtë lëndim, mbrojtësi 190 centimetra i gjatë tashmë nuk mund të ndihmojë as ekipin e tij për një muaj, por në rast të ftesës, as Kosovën në ndeshje ndaj Turqisë më 12 nëntor 2016.