ALBAN MEHA
Lëndohet Meha, mund të mungojë deri në 8 javë
12 December, 2016 @17:02
Mesfushori i Konyasporit dhe i përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha, mund të mungojë deri në 8 javë.
Futbollisti ka pësuar tërheqje muskulore, ndërsa pas testeve mjekësore, është bërë e ditur nga mjekët e skuadrës se duhet kohë prej 6 deri në 8 javë për rikthimin e tij në fushat e blerta.
Meha ishte lënduar në minutat e fundit të ndeshjes ndërmjet Konyasporit dhe Kayserisporit.