DERBI ARGJENTINAS
Boca Juniors fiton Superclasicon ndaj River Plates
12 December, 2016 @9:03
Në derbin e madh argjentinas “superclasico” që është luajtur dje ndërmjet River Plates dhe Boca Juniorsit, fitues doli ekipi mysafir Boca me rezultat 4-2.
Boca Juniors, së pari kaloi në epërsi me golin e Walter Ariel Bou në minutën e 14’, më pas River Plate duke shënuar dy herë në minutën 34 dhe 40 me Sebastian Driussi dhe Lucas Alario e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezutlat 2-1.
Por në pjesën e dytë, në skenë doli super ylli i Bocas, Carlos Tevez, i cili shënoi 2 herë (62’ dhe 81’), derisa në minutat shtesë të lojës, Ricardo Centurion shënoi për ta vulosur rezultatin me 4-2 në favor të Juniorsit.
Tevez është shpallur lojtari i ndeshjes me 2 gola të shënuara dhe me një asistim.
Boca Juniors, gjendet në vend të parë në Ligën e Argjentinës, me 28 pikë të grumbulluara pas 13 xhirove.