SHKODRAN MUSTAFI
Mustafi: Do të kthehem më i fortë
11 December, 2016 @17:04
Lëndimi i Shkodran Mustafit, i cili pritet ta lë jashtë fushave për rreth tri javë, e ka dëshpëruar futbollistin.
Kjo për arsye se skuadra e tij, Arsenali, do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme, ku njëra prej tyre do të jetë përballë ish skuadrës së Mustafit.
Mbrojtësi me prejardhje nga Gostivari sot ka shkruar një shkrim në rrjetet sociale, duke bërë të ditur zhgënjimin e tij për lëndimin, derisa premtoi se do të kthehet edhe më i fortë se sa që ka qenë më parë.
“Kurrë nuk është koha e duhur për një lëndim, por në këtë fazë të stinorit është edhe më i hidhur. Isha duke shikuar përpara për ndeshjen kundër ish skuadrës sime, Evertonit dhe përballjes me Manchester Cityn. Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’u shëruar sa më shpejt që është e mundshme. Kam vetëm mendime pozitive në mendje sepse e di që do të kthehem më i fortë se sa më parë,” ka shkruar ai.