VIDEO
Goli i Hykës s’i mjafton Luzernit
11 December, 2016 @16:22
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, ka shënuar sot golin e vetëm të skuadrës së tij, Luzern, e cila u mposht nga Sioni me rezultat 3-1.
Hyka, i cili shënoi në minutën 76’ nga afërsia, nuk arriti ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.
28 vjeçari u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe tregoi paraqitje të mirë, ndërsa mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ishte titullar dhe luajti përgjatë 90 minutave.
Ky është goli i gjashtë i Jahmir Hykës në këtë stinor.