LEICESTER - CITY
Super Vardy, kampioni deklason Cityn
10 December, 2016 @20:23
Në ndeshjen e fundit të ditës së shtunë në Premier League, kampioni në fuqi, Leicester City, e ka mposhtur me rezultat 4-2 skuadrën e Manchester Cityt.
Skuadra e Ranierit e filloi takimin furishëm, duke shënuar 3 herë për 20 minuta, për ta mbyllur dilemën e fituesit.
Vonë në pjesën e dytë, Jamie Vardy shënoi golin e tretë personal për 4-0, e fare në fund City e gjeti dy herë golin, por pa efekt në rezultat.
Kjo humbje është e dyta me radhë për Cityn në Premier League dhe tashmë skuadra e Pep Guardiolas mund të mbetet 7 pikë prapa Chelseat, nëse ky i fundit fiton nesër.
All Goals & Highlights HD - Leicester 4-2… by livescoreIn