KAPITENI LEGJENDAR
Cana menaxher i kombëtares?!
10 December, 2016 @19:18
Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, mund të bëhet menaxher i kombëtares shqiptare, kanë bërë të ditur mediat nga Shqipëria.
Njoftimin e ka transmetuar sot Koha Ditore, derisa kjo është ndërlidhur me faktin që menaxheri i deritashëm i kombëtares, Alban Bushi, është emëruar si trajner i ekipit U-21 të Shqipërisë.