LËNDIMI
Wenger tregon kohëzgjatjen e mungesës së Mustafit
10 December, 2016 @19:11
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, pritet të mungojë rreth tri javë për shkak të lëndimit të pësuar sot në ndeshjen ndaj Stoke Cityt.
Mustafi u lëndua në minutën 25’ të ndeshjes, ndërsa mungesën e tij për tri javët e ardhshme e konfirmoi pas ndeshjes trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.
“Duket një tërheqje e mirë muskulor. Kjo është një e keqe. Zakonisht këto lëndime marrin rreth 21 ditë. Ai do të ketë një Krishtlindje të bukur!” tha Wenger.