ARSENAL - STOKE
Mustafi e Xhaka mposhtin Shaqirin
10 December, 2016 @17:49
Pas suksesit në Champions League, Arsenali ka shënuar fitore edhe në takimin ndaj Stoke Cityt në Premier League.
Skuadra e Arsene Wengerit e përmbysi disavantazhin e krijuar nga mysafirët nga penalltia e shkaktuar nga Granit Xhaka, duke shënuar 3 herë dhe duke e mbyllur takimin me fitore.
Pak momente para penalltisë së shkaktuar nga Xhaka, Shkodran Mustafi u largua nga loja për shkak të lëndimit, ndërsa në anën tjetër për 86 minuta u paraqit Xherdan Shaqiri.
Kjo fitore bën që Arsenali të ngjitet në krye të Premier Ligës momentalisht, mirëpo Chelsea nuk e ka zhvilluar ende ndeshjen e vet.