TEAM OF THE WEEK
11-shja e Europa League, dominohet nga United dhe Shakhtar
9 December, 2016 @17:08
UEFA Europa League ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave.
Në 11-she dominues janë treguar skuadrat Manchester United dhe Shakhtar Donetsk, prej të cilave janë përfshirë nga dy futbollistë.
Portieri më i mirë i kësaj jave është zgjedhur ai i APOEL-it, Boy Waterman, ndërsa mbrojtja është përbërë nga Eric Bailly (Manchester United), Numan Curuksu (Osmanlispor) dhe Sergiy Kryvstov (Shakhtar Donetsk).
Në mesfushë janë Taison (Shakhtar Donetsk), Henrikh Mkhitaryan (Manchester United), Ben Rienstra (AZ) dhe Alexander Soderlund (St Etienne), derisa në sulm gjetën vend treshja Eder (Inter), Moussa Sow (Fenerbahçe) dhe Michal Duris (Plzen).