XHERDAN SHAQIRI
“Dua të luaj në Champions League!”
9 December, 2016 @15:06
Në një intervistë të dhënë dje, Xherdan Shaqiri ka deklaruar haptazi që qëllimi i tij i vetëm është që të luaj përsëri në Champions League.
“Jam i lumtur tek Stoke City momentalisht, mirëpo jam 25-vjeçar dhe do të ishte ‘çmenduri’ nëse do ta mendoja mbylljen e karrierës këtu. Dua të luaj në Champions League përsëri.” - ka deklaruar përfaqësuesi i Zvicrës me prejardhje nga Gjilani, raporton Sky Sports.
Xherdan Shaqiri në Champions kishte luajtur sa ishte te Baseli e Bayerni. Madje ai e kishte fituar këtë trofe në edicionin 2012/2013 pikërisht me skuadrën bavareze.