NË RUMANI
Po e kërkojnë ekipet e mëdha
9 December, 2016 @14:38
Kanë kaluar 19 xhirot e para të kampionatit elitar të futbollit në Rumani, ndërsa sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, është në krye të listës së golashënuesve me 16 gola të shënuara.
Ekipi i tij Gaz Metan tashmë 12 ndeshje nuk di për humbje, ndërsa djaloshin 28 vjeç nga Istogu po e kërkojnë ekipet e huaja por edhe ato të njohura rumune.
Mediat tiranase kanë bërë të ditur se kampioni i shumëfishtë i Rumanisë, Steaua, ka nisur kontaktet me Llullakun, ndërsa vetë ai ka thënë se menaxheri i tij është kontaktuar nga të mëdhenjtë rumunë si dhe nga disa ekipe gjermane e italiane.
Gaz Metan është aktualisht në pozitë të tretë të elitës rumune, me tre pikë më pak se Steaua lidere pas 19 xhirove të zhvilluara.
FAKT:
Azdren Llullaku është adhurues i lojës së Crisitano Ronaldos nga futbolli botëror. |