PRISHTINA -> FERONIKELI
Kampioni përforcon sulmin
9 December, 2016 @20:44
Përmes një konfirmimi në faqen e Facebookut, klubi i Feronikelit ka njoftuar opinionin me perforcimin më të ri.
Bëhet fjalë për Labinot Osmanin, i cili ka kaluar nga skuadra e Prishtinës te kampioni aktual i Kosovës.
Osmani në stinorin vjeshtor ka shënuar 2 gola për Prishtinën. Sa i përket Feronikelit, kampioni në fuqi i Kosovës pjesën vjeshtore të sezonit e ka mbyllur në vendin e katërt, me 6 pikë më pak se Trepça ‘89 lidere.
Duhet përmendur që Labinot Osmani ishte golashënuesi më i mirë i Superligës në sezonin 2014/2015 me gjithsej 18 gola të shënuara.