PARA TRANSFERIT
Shkëndija pranë angazhimit të Musliut
12 December, 2016 @15:17
Mbrojtësi i deritash i Renovës, Visar Musliu, mund të përfundojë te Shkëndija në afatin kalimtar të janarit, ka bërë të ditur Makedonski Sport sot.
Musliu 22 vjeç nga Gostivari, për të cilin Renova kërkon 40 mijë euro dëmshpërblim, ka qenë i kërkuar edhe nga Vardari i Shkupit, por gazeta në fjalë njofton se mbrojtësi është shumë afër nënshkrimit me kuqezinjtë nga Tetova.