KOSOVA
Lëndohet Sadiku, mungon ndaj Kroacisë?!
13 September, 2016 @10:56
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Loret Sadiku, është lënduar në ndeshjen e fundit të Superligës turke, në ndeshjen që ekipi i tij Kasimpasa e humbi nga Istabul Basaksehir.
Sadiku 25 vjeç ka munguar në përballjen historike të Kosovës ndaj Finlandës dhe si duket ai do të mungojë edhe në përballjen e dytë dhe tretë kualifikuese ndaj Kroacisë e Ukrainës, ka bërë të ditur Sporti 1 sot.
Sadiku pritet të mungojë 4 deri në 6 javë kanë shkruar mediat turke sot.