BARCELONA - CELTIC
Para treshes më të mirë të të gjitha kohërave
13 September, 2016 @9:22
Trajneri i Celticut, Brendan Rodgers, para ndeshjes ndaj Barcelonës sonte ka bërë të ditur në konferencë për shtyp se puna e ekipit të tij do të jetë e jashtëzakonshme.
“Jemi përballë ekipit që e ka treshen më të mirë sulmuese, një nga më të mirat e të gjitha kohërave. E kam pasur Suarezin në ekip. Rivalët kanë angazhuar krejt mbrojtjen për ta ndalur vetëm atë, ndërsa imagjioni tash sulmin Luis Suarez - Neymar dhe Lionel Messi,” ka thënë Rodgers në konferencë për shtyp.
Barcelona që u mposht në fundjavë nga Alavesi në Camp Nou, nuk dëshiron të gabojë edhe në start të Ligës së Kampionëve dhe kërkon fitore, ndërsa Luis Enrique ka kërkuar kujdes, pasi Celtic është ekip me traditë në këtë garë.
Barcelona e Celtic (20e45), janë në grup të fortë, ku përveç tyre në Grupin C bëjnë pjesë edhe Manchester City e Borussia Monchengladbach (20e45).
Formacionet e mundshme:
Barcelona: |
Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Rakitić, Busquets, Iniesta; Messi, Suárez, Neymar. | ||
Celtic: | De Vries; Lustig, Touré, Sviatchenko, Tierney; Forrest, Brown, Rogic, Biton, Sinclair; Dembélé. |