KOMISIONI I ANKESAVE
Zyrtare: Komisioni vendos për Istogu - Vëllaznimi
12 September, 2016 @21:41
Ndeshja e xhiros së parë të Ligës së Parë të Kosovës, ndërmjet Istogut dhe Vëllaznimit që përfundoi me rezultat 3-3 është regjistruar me rezultatin e arritur në fushë edhe zyrtarisht sot, pasi që Komisioni për Ankesa i FFK-së botoi Vendimin.
Si arsyetim Komisioni ka shkruar:
“Komisioni për ankesa në rastin e sjelljes së këtij vendimi për bazë kishte; provat e ofruara – faktike nga ana e palës së ankimuar si dëshmi që në përbërjen – formacionin e parë të klubit të futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova për atë ndeshje ishin të paraqitur 3 ( tre ) lojtarë nën moshën 20 vjeçare si ; Procesverbalin e ndeshjes , Librezat sportive dhe letërnjoftimet e lojtarëve nën moshën 20 vjeqare të cilët ishin : Ardit Vokshi me numër të librezës 469/GJHK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, i lindur me date 23.07.1996 ( në formacionin bazë ), Drilon Nuza me numër të librezës sportive 3307/GJK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20 ( i lindur me 03.09.1996 ) dhe lojtari Enis Lokaj me numër të librezës sportive 638/GJK dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19 ( lindur me 27.11.1996 )
Duke iu referuar fakteve juridike , Komisioni për ankesa verteton së në rastin e ndryshimit të vendimit të shkallës së parë dhe regjistrimit të ndeshjes me rezultat të arritur në fushën e lojës është respektuar përpikërisht neni 22 i Propozicioneve të garave paragrafi 3 dhe nenin 49 paragrafi 3 të Rregullores së garave me çrast, ankesa e klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova vendoset pozitivisht dhe si e bazuar në aktet normative të Federatës së futbollit të Kosovës.”
Kështu, ankesa e Istogut për fitore të ndeshjes në tavolinë nuk ka kaluar.
Dhe Vendimi i KA-së është ky:
“V E N D I M
I. Ndryshon vendimin e Komisionit të shkallës së parë; Komisioni të garave të Vala-Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll të datës 30.08.2016 lidhur me regjistrimin e ndeshjes ISTOGU – VËLLAZNIMI 3;0 ( rezultat zyrtar në të mirë të klubit të futbollit “Istogu “ nga Istogu e zhvilluar me datë 27.08.2016 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog me datë 27.08.2016.
II. Ndeshjen e Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të javës së parë; ISTOGU – VËLLAZNIMI e regjistron me rezultatin e arritur ne fushën e lojës 3:3.”