TALENTI
Debuton Arianit Ferati
11 September, 2016 @18:47
Talenti 19 vjeçar i skuadrës gjermane, Fortuna Dusseldorf, Arianit Ferati, sot ka debutuar në Bundesliga 2 me fanellën Dusseldorfit.
Ferati, i cili së fundi kishte probleme me lëndime dhe për një kohë nuk ishte i përshtatshëm për lojë, u aktivizua sot nga minuta 57’ në ndeshjen kundër Greuther Furthit, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Për Feratin kjo është paraqitje e parë në një ndeshje zyrtare me Fortuna Dusseldorfin, skuadër kjo në të cilën është huazuar nga Hamburgu.
Në anën tjetër, për Greuther Furthin u paraqit reprezentuesi norvegjez, Veton Berisha, i cili ishte titullar, derisa Jurgen Gjasula dhe Ilir Azemi nuk ishin fare në përbërje për këtë ndeshje.