NË PRIZREN
E para si vendas, e dyta me radhë
11 September, 2016 @16:49
Liria si duket është këndellur pas startit të dobët të kampionatit. Ekipi prizrenas ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Superligë dhe të parën si vendas këtë stinor, para publikut të vetë.
Golat e Lirisë kanë ardhur shpejt dhe atë në fillim të pjesëve përkatëse.
Së pari ka qenë Liridon Fetahaj që ka asistuar për Meriton Korenicën në minutën e parë të ndeshjes për 1-0, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Blendi Memaj e Alban Shillova (ish-lojtar i Dritës) kanë shënuar për Lirinë, për të bërë 3-0 rezultatin.
Zëvendësuesi Blagojke Glavevski ka shënuar golin e nderit për Dritën në këtë ndeshje.
Drita në anën tjetër, ka rreshtuar disfatën e tretë me radhë pas startit me fitore.
Në xhiron e radhës Liria shkon te Llapi në Podujevë, ndërsa Drita pret Hajvalinë në Gjilan.
Liria tash ka 6 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Drita 3 pikë nga 4 ndeshjet e para të stinorit.