DUELI SHQIP
Zeneli 83 minuta, Celina debuton me gol
10 September, 2016 @22:44
Dueli i lojtarëve të Kosovës në Holandë u zhvillua sonte.
Arbër Zeneli me Heerenveenin mposhti Twenten e Bersant Celinës.
Zeneli nisi nga fillimi dhe luajti për 83 minuta në fitore, ndërsa Celina në debutimin e tij, shënoi gol pas 11 minutash dhe i dha shpresë ekipit deri në fund.
Kjo ka qenë paraqitja e parë për Celinën si lojtar i Twentes prej se u huazua nga Manchster City.