ANFIELD ROAD
Kampioni deklasohet në Anfield
10 September, 2016 @20:19
Me fitoren e vendasve është mbyllur ndeshja e fundit e ditës së shtunë për këtë xhiro në Premier League.
Liverpooli i drejtuar nga Jurgen Klopp arriti ta mposht me rezultat 4-1 kampionin në fuqi të Anglisë, Leicester Cityn, me golat e fitores që u shënuan nga Firmino (2), Mane e Lallana.
Për mysafirët e drejtuar nga Claudio Ranieri golin e nderit e shënoi Jamie Vardy, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase, ndërsa gola të tjerë për kampionin nuk pati, me Liverpoolin që ishte bindshëm skuadra më e mirë në fushë.
Pas 4 xhirove, Leicesteri ka 4 pikë, ndërsa Liverpooli ka 7.