E ARDHMJA
Sikur të ishin U21!
Përgatiti: Lis Dorambari
10 September, 2016 @19:44
Loja e bukur e përfaqësueses së Kosovës përballë Finlandës, e ka befasuar shumëkë për të mirë, sidomos duke pasur parasysh moshën e re të lojtarëve të përzgjedhur nga Albert Bunjaki.
Nga 25 lojtarët e ftuar nga Bunjaki, 10 prej tyre kanë të drejtë të luajnë për ekipin U21 të Kosovës (të lindur nga viti 1994 ose më pak).
Madje, kundër Finlandës tre prej tyre ishin titullarë (Rashica-Rrahmani-Paqarada), ndërsa u aktivizuan edhe Bersant Celina e Besar Halimi.
Nga këta lojtarë, Borozani.com ka përpiluar një formacion të mundshëm, ndërsa për shkak të mungesës së portierit nën 21 vjeç, është përfshirë portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, i cili gjithashtu ka qenë i grumbulluar me ekipi përfaqësues në miqësoret e mëparshme.
Vitet e lindjes të lojtarëve U21
Visar Bekaj | 1997 | ||
Amir Rrahmani | 1994 | ||
Leart Paqarada | 1994 | ||
Ardian Ismajli | 1996 | ||
Eroll Zejnullahu | 1994 | ||
Besar Halimi | 1994 | ||
Sinan Bytyqi | 1995 | ||
Valmir Sylejmani | 1996 | ||
Milot Rashica | 1996 | ||
Bersant Celina | 1996 | ||
Vedat Muriqi | 1994 |