NË PRISHTINË
Hyseni shpëton Trepçën nga humbja e radhës
10 September, 2016 @16:55
Edhe pse ishin shumë afër për të shënuar fitoren e parë të stinorit, Hajvalia e Sunaj Keçit ka pranuar një gol në minutat shtesë të ndeshjes nga Trepça për të barazuar 1-1 në fund.
Me këtë rezultat të dyja skuadrat kanë marrë pikët e para të stinorit, ndërsa Trepçën e ka shpëtuar nga humbja e katërt me radhë, Hasan Hyseni.
Ka qenë i riu 17 vjeçar Mirlind Daka, që në debutimin e tij në Superligë, shënoi golin e parë të stinorit për Hajvalinë sot.
Mirëpo, në fund, të dyja ekipet u pajtuan me nga një pikë të fituar.