MANCHESTER DERBY
Manchesteri vishet me të kaltër
10 September, 2016 @15:06
Manchester City ka fituar derbin e madh të Manchesterit, duke e mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford” sot.
Ekipi i Pep Guardiolës ka marrë epërsinë përmes belgut Kevin De Bruyne, ndërsa epërsinë e ngriti talenti Kelechi Iheanacho, para se Zlatan Ibrahimovic të shfrytëzojë një gabim të portierit Cladio Bravo për të çuar ekipet në pushim 1-2.
Në pjesë të dytë përkundër insistimit të Unitedit, nuk kishte gola dhe City fitoi duelin e madh të qytetit, e Guardiola mposhti Mourinhon.
Derisa Mourinho ka përjetuar humbjen e parë të stinorit me Unitedin në Premier Ligë, Guardiola vazhdon me 4 fitore radhazi.