BASHKË 10 TITUJ KAMPIONI
Besa-Prishtina, dueli i fituesve të titujve
10 September, 2016 @14:00
Nesër me fillim në ora 15:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës takohen dy skuadrat që kanë fituar më së shumti tituj pasluftës.
Besa e Pejës me tre tituj të fituar (2005, 2006 dhe 2007) pret Prishtinën e shtatë titujve të pasluftës (2000, 2001, 2004, 2008, 2009, 2012 dhe 2013).
Të dyja skuadrat kanë nisur mirë stinorin 2016/17 dhe llogariten si pretendte për titull.
Besa nuk ka humbur dhe ka 7 pikë nga 3 ndeshjet e para të stinorit, ndërsa Prishtina në 3 ndeshje ka shënuar 3 fitore dhe është lidere aktuale e klasifikimit.
Edhe trajneri i Besës, Gani Sejdiu, por edhe ai i Prishtinës, Kushtrim Munishi, mendojnë të fitojnë këtë ndeshje, ndërsa pritet spektakël futbollistik në stadium nesër.