ITALI
Vokrri e Duka takohen me Federatën Europiane
9 September, 2016 @17:45
Me iniciativën e Federatës Italiane të Futbollit, sot në Itali është mbajtur një takim ku morrën pjesë përfaqësues nga mbi 40 federatave europiane të futbollit.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Fadil Vokrri si përfaqësueses i Kosovës, si dhe Armando Duka si përfaqësues i FSHF-së.
Pjesëmarrësit u njohën me planin e Kandidatës së UEFA-së për Këshillin e FIFA-së, Evellina Christillin. Gjithashtu këtu morri pjesë edhe Aleksander Ceferin, kryetari i Federatës Sllovene të Futbollit, i cili do të jetë kandidat për president të UEFA-së.